Tre banorë dhe 30 kuaj janë shpëtuar nga Forcat e Armatosura, pasi kishin mbetur të bllokuar nga dëbora në Malin e Korabit.
Banorët kishin mbetur të bllokuar në 2100 metra lartësi nga stuhitë e dëborës, ndërsa trashësia e saj arrinte deri në 40 cm.
Pas marrjes së informacioneve, Forcat e Armatosura dhe AKMC kanë shkuar në shpëtimin e tyre.
Në operacion morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, të cilët finalizuan me sukses shpëtimin e tyre.
/rtsh.al/