RTSH 24 Live

Kulturë

Mbahet mbledhja e redaksisë qendrore Shqipëri-Kosovë për realizimin e enciklopedisë shqiptare

16/01/2023

Mbahet mbledhja e redaksisë qendrore Shqipëri-Kosovë për realizimin e enciklopedisë shqiptare

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e parë të redaksisë qendrore të projektit shkencor ndërqeveritar dhe ndërakademik “Enciklopedia shqiptare”.

Kjo mbledhje shënon fazën e dytë të projektit që prej dy vitesh që kanë kaluar në mbledhjen e dokumentacionit dhe të dhënave përkatëse.

Në këtë enciklopedi do të përfshihen 24 fusha, albanologjim shkencë, histori, gjuhë etj. Ndërsa do të zënë vend termat e ushtrisë dhe enciklopedisë.  Gjithashtu bëhet e ditur se do të njehsohet kriteri shkencor me tre bashkëpunuesit; Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut.

Për realizimin e këtij projekti janë ngritur dy redaksi qendrore në Shqipëri dhe Kosovë. Ndërsa më shumë se 2 mijë veta do të punojnë për realizimin e Enciklopedisë dhe realizimi i saj për më shumë se pesë vite.

/rtsh.al/