RTSH 24 Live

Aktualitet

Mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Pogradecit

24/02/2021

Mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Pogradecit

Është zhvilluar  mbledhja e dyte e Keshillit Bashkiak Pogradec per muajin shkurt, një mbledhje ku u trajtuan 10 Projekt-Vendime te cilat u miratuan te gjitha me unanimitet votash. Keshillit te Bashkise ju bashkua Sokol Kume, kandidat nga  lista shumëemërore e partise G99, i cili zevendesoi këshilltaren Adelina Mema qe dha doreheqjen disa muaj me pare. Gjithashtu në këtë mbledhje u miratua fondi 6% per ndihmen ekonomike per periudhen 1-31 Janar 2021, ne kuadër të  7 Marsit, Ditës së Mësuesit, i cili është në prag, me propozim të Kryetarit të Bashkisë Ilir Xhakolli u akorduan  titujt e nderit “Mirënjohja e Qytetit" (pas vdekjes) për mësuesit: Fondi Burnazi, Mustafa Kadilli, Nexhip Minarolli, Nedime Zgjani, Tefta Pojani, e Viktori Piqoni, me motivacionin: “Për pasionin, vlerat dhe arritjet profesionale, në përmbushjen e misionit të edukimit të nxënësve.” Të tjera pika të rendit të ditës kanë qenë miratimi i dy bonuseve qeraje per dy familje ne nevoje te qytetit te Pogradecit, gjithashtu u miratua lista e fondit kullosor qe mund te jepet me qera per kullotje dhe kositje bari me siperfaqe 1512.75ha, u miratua fondi buxhetor dyvjecar per investime per vitin 2021-2022. Gjatë kësaj mbledhje ekzekutivi propozoi dy Projekt-Vendime per ndryshime ne buxhet, njëri prej të cilëve konsistonte ne lenien ne fuqi te vendimit te keshillit nr 141 date 24.12.2020 Per miratimin ne parim te dhenies ne perdorim, per ngritje parqesh fotovoltaike te pasurive me siperfaqe totale 160,266 ha, te kthyera nga prefekti i qarkut Korce.