Maturantët në datën 1 qershor do t’i nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore atij të Gjuhës së Huaj për t’u pasuar më apas nga 3 provimet e tjera, atë të Gjuhës Shqipe, Matematikës dhe provimit me zgjedhje.
Bazuar në udhëzimet e lëshuara nga Ministria e Arsimit, Zyra Vendore Arsimore Elbasan ka përfunduar të gjitha detyrimet që provimet të realizohen pa probleme.
23 shkollat e mesme të Përgjithshme dhe ato Profesionale janë gati. Drejtori i kësaj zyre, Ermir Çela sqaron se janë planifikuar dhe janë vënë në gatishmëri 8 vendet ku do zhvillohen provimet, duke përfshirë këtu edhe palestrat e disa shkollave.
Ashtu si çdo vit para hyrjes së nxënësve në vendet e përcaktuara ku do të zhvillohen provimet do të bëhet kontrolli i imtësishëm për mosmbajtjen me vete të celularëve apo sendeve të tjera të ndaluara.
Pas marrjes së përgjigjeve këtë vit maturantët do të kenë të drejtë të ankimojnë rezultatin nëpërmjet një e-maili drejtuar Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
/Rtsh/