RTSH 24 Live

Kronika

Mat/ Kultivonin bimë narkotike, 1 i arrestuar, vëllai në kërkim, në hetim penal babai 62-vjeç

01/10/2022

Mat/ Kultivonin bimë narkotike, 1 i arrestuar, vëllai në kërkim, në hetim penal babai 62-vjeç

33 kilogram bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi tjetër në formë boce janë sekuestruar nga policia. Si pasojë D. Gj (Ç), 23 vjeç, ka rënë në pranga të policisë, Gj.Gj., 28 vjeç, u shpall në kërkim, bashkë vëllezër. Ndërkohë babai i tyre D.Gj., 62 vjeç, është vënë në hetim penal.

Sipas njoftimit të policisë, brenda banesës së 62-vjeçarit dhe në ambientet përreth banesës janë gjetur 123 bimë narkotike në proces tharjeje me peshë 33 kilogram, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, si dhe një sasi lënde narkotike e tharë në formë boçe.

Policia asgjësoi nëpërmjet djegies bimët narkotike.

"Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Stojani".

Si rezultat, në fshatin Stojan, Mat, brenda banesës së shtetasit D.Gj(Ç), dhe në ambientet përreth kësaj banese janë gjetur 123 bimë narkotike në proces tharjeje me peshë 33 kilogram, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, si dhe një sasi lënde narkotike e tharë në formë boçe.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit:

D.Gj (Ç), 23 vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë;

 Gj.Gj., 28 vjeç, i cili u shpall në kërkim;

 D.Gj., 62 vjeç, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike", "Kultivim i bimëve narkotike". thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/