RTSH 24 Live

Kronika

Mashtrim me pasoja të rënda dhe plagosje me dashje/ Vihen në pranga 2 shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar

08/02/2023

Mashtrim me pasoja të rënda dhe plagosje me dashje/ Vihen në pranga 2 shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia e Shtetit ka vendosur në pranga 2 shqiptarë të cilit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me pasoja të rënda dhe plagosje e rëndë me dashje.

Si rezultat i bashkëpunëmit mes Interpol Tiranës dhe homologëve grekë dhe atyre çekë, janë arrestuar 63 vjeçari Pëllumb Braçe i cili u ka marrë me anë të mashtrimit, shumën e 72 mijë eurove, 2 shtetasve, duke u premtuar shitjen e një dyqani në një pallat të ri, në Durrës si dhe 38 vjeçari Albert Lamaj, i cili në vitin 2017 ka plagosur rëndë, me mjet prerës (thikë), shtetasin M. Gj në Sarandë.

Njoftimi për shtyp:

 Falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve grekë dhe atyre çekë, lokalizohen në Greqi dhe në Çeki, kapen dhe arrestohen përkohësisht, 2 shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.   

-Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore greke, u bë lokalizimi në Kavala, Greqi, kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit Pëllumb Braçe, 63 vjeç, banues në Durrës. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Shtetasi Pëllumb Braçe, u ka marrë me anë të mashtrimit, shumën 72 mijë euro, 2 shtetasve, duke u premtuar shitjen e një dyqani në një pallat të ri, në Durrës.

- Po si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore çeke, u bë lokalizimi në Çeki, kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit Albert Lamaj, 38 vjeç, banues në Ballsh.  

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Shtetasi Albert Lamaj, në datën 03.03.2017, në lagjen nr.3 Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë, me mjet prerës (thikë), shtetasin M. Gj.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë dhe ata çekë, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve drejt Shqipërisë.

/rtsh.al/