RTSH 24 Live

Serbi

Masakra në shkollë, Vuçiç: Një nga ditët më të vështira në historinë moderne të Serbisë

03/05/2023

Masakra në shkollë, Vuçiç: Një nga ditët më të vështira në historinë moderne të Serbisë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me ngjarjen e trishtë ku një 13- vjeçar vrau me armë zjarri 8 nxënës të moshës 12 - 14 vjeç si dhe një roje sigurie, ndërsa plagosi 6 nxënës të tjerë dhe një mësues në një shkollë të Beogradit.

Teksa e ka konsideruar një nga ditët më të vështira në historinë moderne të vendit, Vuçiç tha se është me shumë rëndësi të shikohen shkaqet, me qëllim paradalimin e ngjarjeve të tilla.

"Fatkeqësisht Serbia është e bashkuar në pikëllim. Ai pikëllim është aq i madh sa nuk e kujtojmë më të madhin. Por kur jemi të bashkuar në pikëllim, duhet të shikojmë shkaqet, përgjegjësinë e secilit prej nesh dhe të kërkojmë zgjidhje që diçka e tillë, sado e paparashikueshme të jetë, dhe të mos themi, kurrë më, por të zvogëlohet numri i tragjedive”, tha Vuçiç.

Vuçiç siguroi se institucionet shtetërore kanë reaguar me kohë dhe kanë bërë punën e tyre.

"Mësuam detaje të panumërta. U gjetën 57 gëzhoja dhe gjashtë plumba. Katër korniza me 18 plumba. Babai i tij është anëtar nderi i poligonit të qitjes. Ai qëlloi shkëlqyeshëm në atë poligon në stadium. Prindër shumë të respektuar", tha Vuçiç ndërsa i shprehu ngushëllimet familjarëve.

Një 14 vjeçar vrau me armën e të atit 8 nxënës të moshës 12 - 14 vjeç si dhe një roje sigurie, ndërsa plagosi 6 nxënës të tjerë dhe një mësues. Prokuroria po heton të gjitha rrethanat e këtij rasti, si e ka marrë armën, si dhe motivet e këtij krimi të rëndë. 
/rtsh.al/