RTSH 24 Live

Aktualitet

Masakra në Cetinje, Berisha: Akt i shëmtuar kriminal, ngushëllime familjarëve të viktimave

13/08/2022

Masakra në Cetinje, Berisha: Akt i shëmtuar kriminal, ngushëllime familjarëve të viktimave

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha ka reaguar për tragjedinë në Cetinje ku një person vrau 10 persona dhe plagosi 6 të tjerë. Berisha dënon aktin kriminal, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave.

“Nje masaker e vertete ne Çetine! Vriten dhjete qytetare dhe plagosen gjashte te tjere! Miq, nje person i armatosur ka hapur zjarr dje pasdite ne nje lagje te Çetines dhe ka vrare 10 qytetare, nder te cilet dy femije, dhe plagosur 6 te tjere. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal e te shemtuar, i shpreh ngushellimet e mia te ndjera familjeve te viktimave, qytetareve dhe autoriteteve te vendit fqinj. I uroj gjithashtu sherim te plote te plagosurve. #sb”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/