RTSH 24 Live

Botë

Masakër në Indianapolis, 8 viktima dhe dhjetëra të plagosur në magazinat e FedEx

16/04/2021

Masakër në Indianapolis, 8 viktima dhe dhjetëra të plagosur në magazinat e FedEx

Një person ka vrarë me armë zjarri të paktën 8 persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë në një magazinë të FedEx, pranë aeroportit të Indianapolisit.

Më pas, agresori ka vrarë veten.

Një dëshmitar tha se kishte parë një person me automatik që kishte nisur të qëllonte në drejtim të njerëzve.

Një punëtor i FedEx shtoi se dëgjoi 10 të shtëna përpara se të njoftonte policinë, për shkak se punonjësit nuk lejohen të përdorin celularin në magazinë./A2