RTSH 24 Live

Botë

Marrëveshja SHBA-Rusi për të burgosurit/ Ylli i basketbollit shkëmbehet me tregtarin rus të armëve, Biden: Griner është e sigurt

08/12/2022

Marrëveshja SHBA-Rusi për të burgosurit/ Ylli i basketbollit shkëmbehet me tregtarin rus të armëve, Biden: Griner është e sigurt

Rusia ka liruar nga paraburgimi yllin e WNBA-së, Brittney Griner. Lirimi i basketbollistes, vjen si marrëveshje e shkëmbimit të të burgosurve mes Griner dhe Viktor Bout. Ky i fundit, është një ish-oficer ushtarak sovjetik që vuan një dënim me 25 vjet burg në Shtetet e Bashkuara me akuzat për komplot për të vrarë amerikanë, për të blerë dhe eksportuar raketa anti-ajrore dhe për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë terroriste. Moska e kishte dënuar dënimin e tij në vitin 2012 si "të pabazë dhe të njëanshëm".

Ndërsa Griner, e cila kishte luajtur për vite jashtë sezonit për një ekip rus të basketbollit për femra, u arrestua në shkurt, me akuzën për kontrabandë droge në një aeroport në rajonin e Moskës. Për lirimin e yllit të WNBA-së ka reaguar dhe Presidenti amerikan Joe Biden, i cili bën me dije se Grinner është e sigurt.

/rtsh.al/