RTSH 24 Live

Politikë

Marrëveshja që u nënshkrua mes Shqipërisë e SHBA-ve, Blinken-Ramës: Vlerësojmë shumë lidershipin tuaj!

13/06/2021

Marrëveshja që u nënshkrua mes Shqipërisë e SHBA-ve, Blinken-Ramës: Vlerësojmë shumë lidershipin tuaj!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua sot me kryeministrin, Edi Rama në Bruksel, ku nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme, SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G.

“Faleminderit për punën që kemi bërë së bashku. Jemi mirënjohës për punën e përbashkët që ka bërë Shqipëria dhe SHBA, përfshirë këtu edhe Defender 21. Ky partneritet po bëhet më i fortë dhe më i thellë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj”, tha sekretari Blinken.

Sekretari Blinken ndodhet në Evropë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden, gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër. Zoti Blinken do e shoqërojë presidentin Biden edhe në Samitin e NATO-s më 14 qershor, si dhe në Samitin SHBA-BE më 15 qershor.