RTSH 24 Live

Kosova

Marrëveshja për energjinë, mbahet sot në Bruksel takimi i radhës Kosovë-Serbi

21/06/2022

Marrëveshja për energjinë, mbahet sot në Bruksel takimi i radhës Kosovë-Serbi

Marrëveshja për energjinë do të bëjë sot bashkë Kosovën dhe Serbinë në Bruksel. Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç do të takohen në Bruksel për marrëveshjen e energjisë. Sipas Express, do të bëhen përgatitje edhe për një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Më herët, Bislimi ka bërë me dije se zbatimi i udhёrrёfyesit tё energjisё, synon vendosjen nё binarё tё problematikёs sё furnizimit dhe pagesёs sё energjisё nё katër komunat nё veri tё vendit, njё problem qё sipas tij, ёshtё krijuar, mirёmbajtur dhe trashёguar nga tё gjitha qeveritё e deritanishme.

“Çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015. Takimi mes KEDS dhe palёs serbe, i organizuar nё Stamboll më 9 qershor, ka patur vetёm objektivin e ofrimit tё garancive pёr katёr shёrbimet e dakorduara nё vitin 2015, vendosja e matёsve tё energjisё, mirёmbajtja e matёsve, faturimi dhe inkasimi, dhe kёtё obligim e ka pёrmbushur. Nuk do ketё asnjё operator shtesё pёrveç Elektrosever dhe asnjё shёrbim shtesё nё fushёn e distribucionit, pёrtej katër shёrbimeve të cekura më lart, tё dakorduara nё vitin 2015 dhe pёrtej katër komunave nё veri tё Republikёs Kosovёs”, ka deklaruar më herët Bislimi.

/rtsh.al/