RTSH 24 Live

Kosova

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat, Osmani: Mirënjohje qeverisë amerikane për angazhimin

24/11/2022

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat, Osmani: Mirënjohje qeverisë amerikane për angazhimin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat. Në një postim në Twitter, osmani shpreh mirënjohjen për Qeverinë Amerikane, për mbështetjen e tyre në procesin e dialogut, duke e konsideruar të domosdoshme.

Dua të falënderoj Ambasadoren e SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier dhe Qeverinë Amerikane për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova është mirënjohëse”, shkroi Osmani.

Mbrëmjen e së mërkurës (23 nëntor) Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për çështjen e targave. Marrëveshje e firmosur, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përmban ndalimin e lëshimit të targave nga Serbia me emërtimet e qyteteve të Kosovës, ndërsa kjo e fundit do të ndërpresë ndalimin e automjeteve serbe në kufi për riregjistrim të tyre. Kjo marrëveshje është përshëndetur dhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price.

/rtsh.al/