RTSH 24 Live

Rajon

Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat/ Varhelyi: Hap i duhur për të shmangur përshkallëzimin, të vazhdojnë negociatat

24/11/2022

Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat/ Varhelyi: Hap i duhur për të shmangur përshkallëzimin, të vazhdojnë negociatat

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. Në një postim në rrjetin social, Twitter, Varhelyi shprehet se sipas tij, kjo marrëveshje është një hap i duhur për të shmangur përshkallëzimin e situatës mes palëve. Për Varhelyi, negociatat duhet të vazhdojnë me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. 

"E mirëpres lajmin se një marrëveshje e lehtësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve", shkruan Varhelyi.

Mbrëmjen e së mërkurës (23 nëntor) Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për çështjen e targave.

/rtsh.al/