RTSH 24 Live

Rajon

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Escobar: Ligjërisht e detyrueshme, duhet të zbatohet deri në fund të verës

21/05/2023

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Escobar: Ligjërisht e detyrueshme, duhet të zbatohet deri në fund të verës

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës paraqet zhvillimin historik të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ndërsa kërkoi zbatimin e marrëveshjes.

Në një intervistë për agjencinë serbe “Mina” Escobar tha se marrëveshja e arritur mes dy vendeve është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian tha se marrëveshja është ligjore dhe ligjërisht e detyrueshme. Dhe të dy liderët e konfirmuan atë. Tani çështja është se si të zbatohet plotësisht”, tha Eskobar.

Ai deklaroi se është optimist se qëllimi do të arrihet dhe se beson se të dy liderët mund të tregojnë guximin politik të nevojshëm për të hedhur hapat e duhur.

Në Serbi janë disa elemente që duhet të plotësohen sa i përket njohjes së targave të veturave, kartave të identitetit dhe disa gjërave të tjera. Dhe Kosova pritet të formojë Bashkimin e Komunave Serbe. Na vjen keq, kjo nuk është një kërkesë, është detyrim”, tha Escobar.

Ai shtoi se SHBA dëshiron që këto procese të zhvillohen sa më shpejt.

“Nuk shoh asnjë arsye pse nuk mund të përfundojnë deri në fund të verës”, tha Eskobar.