RTSH 24 Live

Aktualitet

Marrëveshja e sigurimeve shoqërore Shqipëri-Kroaci, Rama: Lajm i mirë, përfitojnë 3 mijë shqiptarë

22/09/2022

Marrëveshja e sigurimeve shoqërore Shqipëri-Kroaci, Rama: Lajm i mirë, përfitojnë 3 mijë shqiptarë

Shqipëria dhe Kroacia kanë përfunduar raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka njoftuar gjithashtu se pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje. Po ashtu, kreu i qeverisë tha se janë rreth 3 mijë shqiptarë që do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës.

LAJM I MIRË. Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës”, tha Rama.

/rtsh.al/