RTSH 24 Live

Greqi

Marrëveshja e detit, Greqia: "12 miljet'' presin, apeli me Shqipërinë dorëzohet më 25 prill

11/01/2021

Marrëveshja e detit, Greqia: "12 miljet'' presin, apeli me Shqipërinë dorëzohet më 25 prill

Apeli i Marrëveshjes me Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, do të jetë gati pas 25 prillit.
Ministri i jashtëm grek Dendias i cituar nga Ekathimerini e ka deklaruar këtë kur ka folur për frymën e Greqisë përpara bisedimeve me Turqinë. 
Dokumenti që lidhet me caktimin e zonave detare për palën greke do të jetë gati pas datës 25 prill, që për Shqipërinë konçidon me datën e zgjedhjeve të përgjithshme. Pa datë nga ana e Shqipërisë për dokumentacionin e saj në apelin ndërkombëtar, marrëveshja qendron prej vitesh e bllokuar për ekzekutim në Shqipëri nga vërejtje serioze të Gjykatës Kushtetuese , pavarësisht nënshkrimit të saj nga ekzekutivi i 2009.
Megjithëse i shkurtër përsa i takon Shqipërisë, deklarimi i ministrit grek ka përfshirë edhe faktin që Greqia do të presë që të realizojë zgjerimin e ujërave territoriale përtej Jonit në një kohë të përshtatshme. 
Duke e konsideruar mesa duket të papërshtatshme kohën, pavarësisht hartimit të një projektligji për zgjerimin në det me 12 milje nga bregu edhe i ishujve, hapi i deklaruar nga Greqia mund të lidhet me një tërheqje në aspektin diplomatik ndshta për të patur një kuadër më të qartë pas një vendimi ndërkombëtar. 
Deklaratat e rëndësishme janë bërë vetëm pak ditë pas vizitës së Kryeministrit shqiptar në Athinë, ndërkohë që lëvizjet e gjithë këtyre viteve për të caktuar kufirin detar me Greqinë kanë ngjallur diskutime në opinionin publik të të dy vendeve, por edhe veprimin e Gjykatës Kushtetuese që bllokoi marrëveshjen e nënshkruar me shumë bujë si arritje.