RTSH 24 Live

Sociale

Marrëdhëniet seksuale me të miturit, Hazizaj: Të mos lejohen deri në moshën 16 vjeç

16/06/2022

Marrëdhëniet seksuale me të miturit, Hazizaj: Të mos lejohen deri në moshën 16 vjeç
Foto ilustruese

Në vendin tonë, rastet e abuzimit me marrëdhëniet seksuale me të mitur të moshë 14 vjeç e sipër, janë rritur dhe janë kthyer në një ndër problematikat kryesore për opinionin shqiptar.

Nga ana tjetër grabitqarët seksualë kërkojnë gjithnjë e më tepër viktima të moshës 14 vjeç e sipër për të anashkaluar problemet me ligjin dhe pa u cilësuar aspak të tillë.

Drejtori i shoqatës së CRCA Altin Hazizaj ka kërkuar gjatë seancës dëgjimore për mbrojtjen e të drejtave dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave që mosha në të cilën lejohet fillimi i marrëdhënieve seksuale, të jetë në 16 vjeç.

Përveç vendeve të lindjes në Europë, tashmë pothuaj të gjitha vendet e tjera e kanë rritur tashmë moshën minimale kufi të hyrjes në marrëdhënie seksuale në 15 dhe 16 vjeç.

/rtsh/