RTSH 24 Live

Greqi

Marrëdhëniet Greqi-Turqi, ministri i Jashtëm Nikos Dendias viziton sot Ankaranë

14/04/2021

Marrëdhëniet Greqi-Turqi, ministri i Jashtëm Nikos Dendias viziton sot Ankaranë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias viziton sot Ankaranë pavarësisht dyshimeve të shumta në lidhje me procesin e takimeve dypalëshe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sikurse shkruajnë mediat vendase ky është një mision i vështirë në momentin që presidenti turk Erdogan po përpiqet të shtrijë autoritetin dhe ndikimin e tij edhe në shtete të tjera.

“Do ta bëj këtë vizitë sepse nëse presim të plotësohen kushtet, kjo nuk do të ndodhë kurrë”,  tha Dendias, i pyetur nga gazetarët.

Në këto kushte Athina zyrtare i ka marrë parasysh të gjithë skenarët dhe kërkesat e Mevlut Cavusoglu që nga pretendimet turke për pakicën myslimane në Traki, mënyra se si zgjidhen myftinjtë, xhamitë në Greqi e deri tek çështja i ushtarëve turk që u arratisën pas grushtit të shtetit 2016.