RTSH 24 Live

Aktualitet

Marin Meksi: Me vaksinimin arrita të mbrohem dhe të shpallem kampion i Bodybuilding

24/11/2021

Marin Meksi: Me vaksinimin arrita të mbrohem dhe të shpallem kampion i Bodybuilding

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi sot mesazhin e kampionit të Bodybuilding Marin Meksi, i cili u bën thirrje të rinjve të vaksinohen kundër COVID-19.“Të rinj vaksinohuni! Unë i vaksinuar me dy doza, arrita të mbrohem dhe të shpallem kampion i shumëfishtë dhe absolut në Kampionatin MbarëKombëtar të Bodybuilding dhe Fitness në mes të Pandemisë. Vaksinimi e vetmja zgjidhje”, apelon ai.
Gjithashtu ai solli dhe eksperiencën e hidhur me pandeminë të cilën e kishte përjetuar me nënën e tij por falë vaksinimit ajo tani gëzon shëndet të plotë.“Siç e dimë pandemia pllakosi gjithë botën. Në familjen time u përjetua jashtëzakonisht shumë për arsye të patalogjisë që ndodhi me nënën time. E vetmja zgjidhje ishte vaksinimi. Me vaksinimin arritëm të shpëtonim nënën time”, shprehet ai.“Mendoj dhe sugjeroj për të gjithë të rinjtë që të vaksinohen me të dyja dozat. Vaksinimi është zgjidhja e vetme, t’i lëmë dhe t’i harrojmë të gjithë teoritë konspirative. Nuk ka zgjidhje tjetër veç vaksinimit të sigurt”, përfundon mesazhin e tij Meksi.