RTSH 24 Live

Sociale

Maratona e Tiranës, Rama: Traditë e re që rikthehet pas vitit të stërvështirë 2020

17/10/2021

Maratona e Tiranës, Rama: Traditë e re që rikthehet pas vitit të stërvështirë 2020

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga maratona e Tiranës, ku po marrin pjesë 2500 vrapues, mes të cilëve 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme. “Maratona e Tiranës një traditë e re që rikthehet pas vitit të stërvështirë 2020”, tha zoti Rama.
Maratona ndahet në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’, e cila është 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe We too që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.
Në Maratonë do të shpërndahen edhe çmime për fituesit e vendeve të para, në varësi të garave ku do të marrin pjesë.