RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Maqedonia e Veriut tejkalon SHBA për numrin e viktimave për 1 mln banorë

01/12/2020

Maqedonia e Veriut tejkalon SHBA për numrin e viktimave për 1 mln banorë

Nëntori ka shënuar një bilanc tragjik për Maqedoninë e Veriut , ku 737 persona kanë ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19. Me 32 viktimat e shënuara të hënën, vendi fqinj tejkaloi edhe SHBA në listën botërore të vdekshmërisë nga Covid-19 për 1 milion banorë. Nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 1731 persona.

Maqedonia e Veriut gjendet në vendin e shtatë në botë dhe e pesta në Europë. Në spitalet Covid në Shkup në 24 orët e fundit janë shtruar 38 pacientë për shkak të komplikimeve koronavirusi ndërkohë që 480 të infektuar po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.

Në 24 orët e fundit në spitalet e vendit fqinj po trajtohen 816 pacientë me Covid-19.