RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Maqedonia e Veriut regjistron 30 viktima me koronavirus

15/09/2021

Maqedonia e Veriut regjistron 30 viktima me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 30 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi ndërsa janë regjistruar 572 raste pozitive.

Sipas raportit, 694 persona janë shëruar ndërsa raste aktive me koronavirus janë 12,983.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 6,307 ndërsa janë vaksinuar me nga dy doza rreth 630 mijë qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pret që deri nga mesi i muajit tetor numri i të vaksinuarve me nga dy doza të arrijnë në rreth 1 milion./A2