RTSH 24 Live

Rajon

Maqedonia e Veriut, qytetarët në protestë kundër propozimit francez për integrimin në BE

04/07/2022

Maqedonia e Veriut, qytetarët në protestë kundër propozimit francez për integrimin në BE

Për të tretën ditë radhazi qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar kundër propozimit francez që do të heq veton bullgare dhe do të hap rrugën e negociatave me BE.

Mediat në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se gjatë protestës qytetarët u mblodhën para Kryeministrisë dhe më pas iu drejtuan parlamentit. Protestuesit rrëzuan mbrojtëset metalike dhe gjuajtën me sende të ndryshme.

Ata brohorisnin thirrjen “Ultimatum- Jo, faleminderit” kundër propozimit francez. Nesër janë paralajmëruar se do të zhvillohet sërish protestë.

Kryeministri i Holandës Mark Rutte tha më herët se e vetmja zgjidhje për të hequr bllokim që po krijon Bullgaria është pranimi i propozimit francez nga Shkupi Zyrtar. Ai shtoi se nëse Maqedonia e Veriut nuk do të pranojë propozimin francez që adreson mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Sofjes, atëherë shumë vende të BE do të kërkojnë ndarjen e Shqipërisë që të vijojë e vetme rrugën e integrimin në BE.

/rtsh.al/