RTSH 24 Live

Rajon

Maqedonia e Veriut pranoi propozimin francez, Kovaçevski: Me hap të përshpejtuar për t’iu bashkuar familjes evropiane!

16/07/2022

Maqedonia e Veriut pranoi propozimin francez, Kovaçevski: Me hap të përshpejtuar për t’iu bashkuar familjes evropiane!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriu Dimitar Kovacevsk, ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në facebook, pasi parlamenti miratoi propozimin francez, një kusht i BE për nisjen e bisedimeve për integrim.  "Më në fund, pas 17 vjetësh, fillojmë procesin e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian. Nga sot e tutje ecim përpara me një hap të përshpejtuar për t’iu bashkuar familjes evropiane në të cilën gjuha jonë maqedonase do të dëgjohet shumë shpejt dhe zyrtarisht”, ka shkruar Kovacevsk në Facebook. "Sot i themi PO ruajtjes dhe forcimit të identitetit maqedonas, gjuhës maqedonase, kulturës, të kaluarës historike, dhe veçantisë. Do t’ia dalim mbanë. Do të punojmë, do të ndërtojmë një vend të fortë, të barabartë, të suksesshëm. Me ju, për ju, në emër të të parëve tanë, për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”, ka shkruar kryeministri maqedonas në postimin e tij.

Kovacevsk njoftoi edhe për konferencën e parë ndërqeveritare, që është planifikuar të zhvillohet javën e ardhshme, më 19 korrik, në Bruksel.

/rtsh.al/