RTSH 24 Live

Rajon

Maqedonia e Veriut pranoi propozimin francez, Charles Michel: Një hap i madh drejt BE-së

16/07/2022

Maqedonia e Veriut pranoi propozimin francez, Charles Michel: Një hap i madh drejt BE-së

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michele ka reaguar pas miratimit të propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me anë të një postimi në Twitter.

“Një hap vendimtar për Maqedoninë e Veriut dhe BE-në. E ardhmja jonë është bashkë dhe ju mirëpresim krahëhapur”, shtoi Michel.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

Propozimi u miratua sot me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në procesin e votimit.

/rtsh.al/