RTSH 24 Live

Kulturë

Maqedonia e Veriut nuk do të marrë pjesë në "Eurovision 2023", shkak kriza energjitike dhe rritja e kostove

14/10/2022

Maqedonia e Veriut nuk do të marrë pjesë në "Eurovision 2023", shkak kriza energjitike dhe rritja e kostove

Radiotelevizioni i Maqedonisë së Veriut informoi opinionin publik, se ka vendosur të mos marrë pjesë në Eurovizion vitin e ardhshëm. Ky event muzikor do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.  

Sipas njoftimit, ky vendim vlerësohet se është në interesin më të mirë të qytetarëve, duke pasur parasysh rritjen e kostove për shkak të krizës energjetike, të cilat zënë një pjesë të madhe të buxhetit të Shërbimit Publik, si dhe rritjen e tarifës së regjistrimit për pjesëmarrjen në “Eurosong. 2023”, e cila deri në vitin e kaluar ishte 39,143.00 euro, ndërsa viti i ardhshëm pritet të jetë më i lartë.

“Ky vendim do të mundësojë kursimin e mjeteve që duhet të ndahen për qëndrimin e delegacionit maqedonas në Liverpool, ku do të mbahet “Eurosong 2023”. Megjithatë, MRT do të transmetojë në shërbimet e saj ngjarjen, dy mbrëmjet gjysmëfinale dhe finalen e madhe. MRT shpreson se situata do të stabilizohet, pas së cilës vendi do të kthehet sërish me pjesëmarrje në Eurovizion në vitin 2024”- thuhet në njoftimin për shtyp. Mrt

/rtsh.al/