RTSH 24 Live

Rajon

Maqedonia e Veriut miraton propozimin francez, reagojnë zyrtarët e lartë të BE-së

16/07/2022

Maqedonia e Veriut miraton propozimin francez, reagojnë zyrtarët e lartë të BE-së

Zyrtarë të lartë të BE kanë mirëpritur miratimin e propozimit francez nga ana e Maqedonisë së Veriut. Në një postim në Twitter Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi shkruan se pret me padurim hapjen e negociatave me këtë të fundit. “Maqedonia i përket BE”- shprehet Varhelyi.

E mirëpres rezultatin e votimit të sotëm pas ditëve të fundit të diskutimeve të qëllimshme në Parlament duke dhënë mandat të qartë për Qeverinë për të mbajtur konferencën e Parë Ndërqeveritare bazuar në propozimin Francez. Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Maqedonia i përket BE-së.’- shkruan Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi .

Në lidhje me miratimin e propozimin francez në Maqedoninë e Veriut që i hap rrugë çeljes së negociatave ka reaguar edhe Kancelari i Gjermanisë, Olaf . Ai mbështet rrugëtimin e Maqedonisë së Veriu dhe Shqipërisë drejt BE.

"Përshëndes votën e Parlamentit Maqedonas që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës!’- shkruan Scholz.

Për çështjen në fjalë ka reaguar edhe shefi i Politikës së Jashtme në BE, Joseph Borell. Për Borrell ky vendim është një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar propozimin francez. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta.’- u shpreh Borell.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, duke i hapur rrugën drejt integrimit evropian Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.