RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Maqedoni e Veriut, masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19

08/08/2021

Maqedoni e Veriut, masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19

Qeveria maqedonase vendosi marrjen e masave të reja, në bazë të rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, në lidhje me mbrojtjen e popullatës nga koronavirusi.

Do të ketë kontrolle të përforcuara të masave ekzistuese antiCovid-19 si dhe ndalesë të plotë të çdo lloj ngjarjeje dhe pune të objekteve hotelerike në ambiente të mbyllura duke filluar nga 16 gushti, përfshirë vërtetim të detyrueshëm për vaksinën, të paktën me dozën e parë, gjatë hyrjes në një ngjarje ose objekt me më shumë se 30 të pranishëm në ambient të hapur.

”Për klubet e natës, kabaretë dhe baret mbetet ndalesa për punë në pjesën e mbyllur të objektit, përveç se në pjesën e hapur me 50 për qind të kapacitetit të hapësirës dhe numër të kufizuar të vizitorëve deri më së shumti 1 000 të tillë, sipas protokolleve ekzistuese”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Përveç kësaj, nga 16 gushti ndalohet plotësisht puna dhe organizimi i çdo lloj ngjarjeje në ambient të mbyllur në të gjitha objektet hotelerike dhe kafenetë, përfshirë edhe festa në objekte hotelerike, të regjistruara për të tilla ngjarje.