RTSH 24 Live

Maqedoni e veriut

Maqedoni e Veriut, 45 viktima dhe 1 394 raste të reja me COVID-19

04/04/2021

Maqedoni e  Veriut, 45 viktima dhe 1 394 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 45 viktima dhe 1 394 raste të reja COVID-19 në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 134 134, ndërsa i vdekjeve në 3 905.
Institucionet shëndetësore njoftuan, gjithashtu se 479 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit të ri, që e çon në 108 676 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 21 553.