RTSH 24 Live

Politikë

Manja nga Fieri: Nga 1 shtatori, pagat e punonjësve të policisë së burgjeve njësoj me ato të Policisë Së shtetit

23/09/2022

Manja nga Fieri: Nga 1 shtatori, pagat e punonjësve të policisë së burgjeve njësoj me ato të Policisë Së shtetit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Admir Abrija ishin sot në Fier, ku u takuan me uniformat blu të burgut të këtij qyteti. Ata prezantuan strategjinë e re të menaxhimit të burgjeve, si dhe shpjeguan se rritja e pagave e premtuar për t’u marrë me 1 gusht për arsye objektive është shtyrë me një muaj. Manja shtoi se nga 1 shtatori edhe pagat e punonjësve të policisë së burgjeve do të barazohen me ato të policisë së shtetit

Paga bazë e efektivëve të burgjeve rritet me 13 mijë e 500 lekë. Nga kjo rritje  do të përfitojnë 3560 punonjës me një fond prej 570 milionë lekësh. Manja nga Fieri ndau me median edhe një tjetër lajm. Së shpejti pritet të mbyllen 4 burgje; IEVP-ja në Sarandë, në Tropojë, Vaqarr dhe Zahari, por nuk do të ketë shkurtim të punonjësve

Si rritja e pagave edhe struktura e re e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, janë në zbatim të masterplanit 2022-2028.

/rtsh.al/