RTSH 24 Live

Sport

Manchester City ngjitet në fronin e Champions League, fiton përballë Interit me rezultatin 1- 0

10/06/2023

Manchester City ngjitet në fronin e Champions League, fiton përballë Interit me rezultatin 1- 0

Manchester City shpallet fitues i Champions League. Në një përballje dramatike deri në sekondën e fundit, djemtë e Guardiolës kanë arritur të fitojnë 1-0 përballë Interit. Goli i “artë” i kësaj ndeshje u shënua nga Rodrigo në minutën e 68-të.

Finalja, e cila u zhvilluar në stadiumin "Ataturk" në Stamboll, ishte e mbushur me emocione që nga minuta e parë. Manchester City bëhet në këtë mënyrë skuadra e dytë angleze që arrin një fitore të trefishtë brenda një sezoni Premier League, FA Cup dhe Champions League. Interi zhvilloi një lojë shumë të mirë, madje pati 3 raste të pastra shënimi, por fati i buzëqeshi Manchester City. 

/rtsh.al/