RTSH 24 Live

Sociale

Manastirliu: Vitin e ardhshëm fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç!

15/11/2022

Manastirliu: Vitin e ardhshëm fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç!

Në "Ditën Botërore të Diabetit" ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu, njoftoi se me Buxhetin 2023 për shëndetësinë, fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç. Duke e konsideruar një lajm të mirë zonja Manastirliu shkruajti në rrjetet sociale, se kjo do t'ju kursejë gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit.
Për herë të parë në vitin 2018, u rimbursuan fishat e diabetit falas për fëmijët dhe tashmë rinbursohen falas deri në moshën 25 vjeç.
Nga ana e tij Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor njoftoi se nga janari i këtij viti deri tani 85 920 pacientë kanë përfituar nga rimbursimi i barnave për trajtimin e diabetit.

/ rtsh.al /