RTSH 24 Live

Aktualitet

Manastirliu thirrje qytetarëve: Shfrytëzoni fundjavën për të marrë dozën antikovid!

24/07/2021

Manastirliu thirrje qytetarëve: Shfrytëzoni fundjavën për të marrë dozën antikovid!

Java që tashmë po mbyllet ka qenë një javë intensive vaksinimi kundër koronavirusit. Në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin vetëm të premten janë vaksinuar 13 mijë qytetarë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njofton se që prej fillimit të këtij procesi janë vaksinuar 1,123,253 qytetarë.
Ndërkaq ajo bëri thirrje të gjithë personave nën moshën 18 vjeç të shfrytëzojnë fundjavën për të marrë dozën në qendrat shëndetësore.
“Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik. Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend” – shkruan zonja Manastirliu në rrjetet sociale.