RTSH 24 Live

Aktualitet

Manastirliu: Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës

23/01/2021

Manastirliu: Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të vaksinës kundër COVID-19 nëpërmjet COVAX. Ky njoftim vjen pas marrëveshjes së nënshkruar mes COVAX dhe Pfizer/BioNTech për deri në 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, të deklaruar më herë nga kreu i OBSH. 
“Lajm i mirë 🙌🏼 Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës #antiCOVID nëpërmjet mekanizmit #COVAX 🙌🏼”, shkruan Manastirliu.
“COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer/ BioNTech për deri në 40 milion doza të vaksinës së saj # COVID19. Ne gjithashtu presim të shpërndajmë pothuajse 150 milion doza të vaksinës AstraZeneca/ Oxford në 1/4 e 2021, pasi vaksina të jetë e shënuar për përdorim urgjent nga OBSH”, tha kreu i OBSH.