RTSH 24 Live

Sociale

Manastirliu nga qendra shëndetësore verore në Radhimë: Mbi 26 mijë pushues kanë marrë shërbim falas

06/08/2022

Manastirliu nga qendra shëndetësore verore në Radhimë: Mbi 26 mijë pushues kanë marrë shërbim falas

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga qendra shëndetësore verore në Radhimë, ka deklaruar se stafi i ri mjekësor dhe infermieror po bëjnë një punë shembullore në përgjigje të emergjencave shëndetësore. Ministrja bëri me dije se mbi 26 mijë pushues kanë marrë shërbim falas në 29 qendra shëndetësore në zonat turistike bregdetare dhe malore.

Në qendrën shëndetësore verore Radhimë, ku stafi i ri mjekësor e infermieror po bëjnë një punë shembullore në përgjigje të emergjencave shëndetësore. Mbi 26 mijë pushues kanë marrë shërbim falas, në kohë dhe me cilësi në 29 qendrat shëndetësore me shërbim 24/7 në zonat turistike bregdetare dhe malore”, tha Manastirliu.

/rtsh.al/