RTSH 24 Live

Aktualitet

Manastirliu në Krujë: Kemi siguruar vaksinat antikovid falas në çdo komunitet!

21/09/2021

Manastirliu në Krujë: Kemi siguruar vaksinat antikovid falas në çdo komunitet!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu  informoi nga një qendër shëndetësore në Krujë, ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit.se “kemi siguruar vaksinat antikovid falas në çdo komunitet, afër vendbanimit, falë punës së vaksinatorëve në rrjetin e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin”. Bashkë me thirrjen drejtuar qytetarëve për t’u vaksinuar, Manastirliu kërkoi veçanërisht nga mjekët e familjes që të informojnë qytetarët mbi përfitimet e vaksinimit.
Ndërkohë qeveria po siguron furnizimin e pandërprerë me vaksina antikovid.
Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën dje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave antikovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë.
Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer mbi 1,6 milionë vaksinime në gjithë vendin.
Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore, vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit.