RTSH 24 Live

Aktualitet

Manastirliu në Infektiv: Situata e kontrolluar, spitalet në gatishmëri

16/04/2021

Manastirliu në Infektiv: Situata e kontrolluar, spitalet në gatishmëri

Situata epidemilogjike në vend është e kontrolluar pasi si rastet e reja ashtu edhe shtrimet në spitale kanë rënë ndjeshëm. Minsitrja ë Shëndetësisë nga spitali Infektiv tha se pavarësisht kësaj spitalet jane ende ne gadishmëri dhe kërkoi të mos ulet vigjilenca në këto momente. “Aktualisht spitali Covid 4 është zbrazur, për arsye se ka rënë numri i pacientëve që trajtohen për këtë sëmundje. Por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që spitali nuk është në gatishmëri, pasi, në momentin që mund të kemi një shtim të numrit të rasteve, gjithmonë kjo strukturë do të jetë aktive, ashtu sikurse ka qenë që në momentet e para.  Nga ana tjetër numri i pacientëve që trajtohen në spitalin infektiv apo Covid 1 por edhe në spitalin Covid 3 ka pësuar një rënie të qëndrueshme. Ashtu sikurse ka pasur një rënie të qëndrueshme edhe përsa i përket numrit të fataliteteve mbi baza ditore. Kjo tregon që jemi në një situatë të kontrolluar të epidemisë. Por është shumë e rëndësishme të mos ulet vigjilenca”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se pavarësisht lehtësimit të situatës, mbështetja e personelit me bonusin special do të vijojë.qenë deri tani me bonusin special, do të vijojë deri në ditën e fundit të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Janë më shumë se 4 mijë punonjës të shëndetësisë, mjekë, infermierë, epidemiologë, laborantë, të cilët kanë përfituar bonusin special të vendosur nga qeveria shqiptare”, nënvizoi Manastirliu.
Duke folur për fushatën e vaksinimit ndaj COVID19, Manastirliu tha se grupet më të riskuara dhe popullata mbi 60 vjeç, do të vaksinohen brenda muajit maj.