RTSH 24 Live

Sociale

Manastirliu fton diasporën të kontribuojnë për fuqizimin e rrjetit të mjekëve shqiptare si brenda dhe jashtë vendit

24/02/2021

Manastirliu fton diasporën të kontribuojnë për fuqizimin e rrjetit të mjekëve shqiptare si brenda dhe jashtë vendit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Diasporën kanë vlerësuar kontributin e profesionistëve të shëndetësisë në Diasporë, në Samitin që u mbajt sot virtualisht dhe i kanë ftuar të kontribuojnë për fuqizimin e rrjetit të mjekëve shqiptare si brenda dhe jashtë vendit.  Ministrja e shëndetësisë ka falenderuar mjekët për kontributin e dhënë jo vetëm për informacionet për publikun përmes medias, por edhe për bashkëpunimin për të përmirësuar protokollet mjekësore, për mënyrën e menaxhimit të situatës së pandemisë me kolegët e tyre në Shqipëri, mbi praktikat më të mira, me qëllim forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore .
Duke folur për mënyrë e re të menaxhimit spitalor, Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë thirrje mjekëve të diasporës për të kontribuar për krijimin e modelit të ri të autonomisë që pritet të fillojë nga Spitali i ri “Memorial” që po ndërtohet në Fier.