RTSH 24 Live

Sociale

Mallakastër, dështon këtë vit prodhimi i qershive

23/05/2023

Mallakastër, dështon këtë vit prodhimi i qershive

Kultivuesit e qershive në zonën e Kasnicës, Belishovës e Drenovës në Mallakastër përjetuan një sezon të dështuar përballë natyrës. Moti me lagështirë dhe e ftohtë si dhe breshëri e dëmtuan këtë kulturë.

Fatmir Xhafaj, ka një plantacion me më shumë se 400 rrënjë qershi por sot po përballet me mungesën e prodhimit për shkak të kushteve klimatike. 

E njohur si një nga zonat ku rritet qershia, këtë vit, fermerët e këtyre zonave janë shprehur se kanë dështuar përballë natyrës. Kjo kulturë si asnjë vit më parë ka rezultuar një dështim për fermerët që kanë kultivuar qershi.

“Ne jetojmë këtu dhe punojmë familjarisht”, shprehet djali i Fatmirit ndërsa ka treguar se edhe pse kanë përfituar subvencione për naftën falas nga qeveria kjo i mbulon pjesërisht shpenzimet.

Duke marrë parasysh mungesën e prodhimit të qershisë në këto zona pritet një rritje e çmimit në treg të këtij fryti.

Në tregun e Fierit sot një kg qershi shkon në 550 lekë të reja.

/RTSH/