RTSH 24 Live

Kronika

Maliq/ Zetori përplaset me motorin, humb jetën drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja në mjetin bujqësor

13/09/2022

Maliq/ Zetori përplaset me motorin, humb jetën drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja në mjetin bujqësor

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak në Maliq. Nga policia mësohet se një zetor është përplasur me një motor, ku si pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit A. Xh., 46 vjeç si edhe pasagjerja e mjetit bujqësor H. K., rreth 58 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

"Më datë 13.09.2022, rreth orës 17:00, në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak, janë përshirë në një aksident rrugor mjeti tip motor me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin I. K., 37 vjeç dhe pasagjere shtetasen H. K., rreth 58 vjeçe. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit A. Xh. dhe pasagjerja e mjetit bujqësor shtetasja H. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.

/rtsh.al/