RTSH 24 Live

Aktualitet

Maliq, nis investimi në kanalizimet e 6 fshatrave

24/02/2021

Maliq, nis investimi në kanalizimet e 6 fshatrave

Bashkia e Maliqit ka nisur ndërhyrjen në sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza në gjashtë fshatra. Ky është një investim që kryhet me të ardhurat e vetë bashkisë me vlerë 14,5 milionë lekë. Kryebashkiaku Gëzim Topçiu ka qenë sot në fshatin Vreshtas aty ku ka nisur puna për kanalizimet e një lagjeje, të cilat kanë qenë problematike ndër vite, ndërsa ka shpjeguar për rtsh korça edhe ndërhyrjet që do të kryhen në fshatrat e tjerë në kuadër të këtij investimi:

Investimi në të gjashtë fshatrat do të bëjë të mundur ndërtimin e rreth 4 km tubacione të kanalizimeve të ujërave të zeza, ndërsa në total do të vendosen rreth 250 puseta, do të hidhen 350 m3 beton, si dhe 400 m3 mure mbajtës. Kryebashkiaku Gëzim Topçiu tha se ky investim do të duhej të kishte nisur edhe më parë por vetëm tani u gjetën fondet e duhura për të ndërhyrë në këto 6 fshatra.

Pritet që brenda dy muajve investimi të ketë përfunduar.