RTSH 24 Live

Kronika

Maliq/ 77-vjeçari vret me çekiç të birin 50 vjeç! Familjarët e raportuan fillimisht ngjarjen si aksidentale

18/02/2023

Maliq/ 77-vjeçari vret me çekiç të birin 50 vjeç! Familjarët e raportuan fillimisht ngjarjen si aksidentale

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maliq të Korçës, ku një 77-vjeçar ka vrarë me çekiç djali e tij. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua pasditen e së premtes, ku 50-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë me plagë në kokë, ndrërsa fillimisht familjarët raportuan se ngjarja kishte qenë aksidentale. Sipas tyre, 50-vjeçari kishte qenë nën efektin e alkoolit dhe për pasojë ishte rrëzuar, duke marrë plagë në kokë.

Por pas hetimeve rezultoi se 50-vjeçari me inicialet H. B.,  duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babain Sh. B., 77 vjeç, të cilin ka dashur t'a hedhë në pusin që ndodhej në oborrin e banesës..  

Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me një çekiç që përdoret për të thyer gurë, ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i 77-vjeçarit, për veprën penale "vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/