RTSH 24 Live

Aktualitet

Mali i Zi renditet në vendin e tretë në botë, sa i përket numrit të rasteve me koronavirus

23/11/2020

Mali i Zi renditet në vendin e tretë në botë, sa i përket numrit të rasteve me koronavirus

Mali i Zi është në vendin e tretë në botë, sa i përket numrit të rasteve me koronavirus për 1 milion banorë, raportojnë mediat malazeze. Vetëm Andorra (80,917) dhe Bahrejni (49,707) janë përpara Malit të Zi, i cili sipas faqes Worldometers, ka 49,454 raste për një milion banorë.

Sipas informacionit të autoriteteve lokale shëndetësore, 11,132 raste të infeksionit janë aktualisht aktiv në Mal të Zi, ndërsa 31,062 raste të sëmundjes janë regjistruar që nga fillimi i vitit, gjë që tregon se më shumë se pesë për qind e qytetarëve ishin të infektuar me koronavirus. Në Malin e Zi, 439 pacientë kanë vdekur si rezultat i koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, e cila, sipas worldmeters.info, e bën atë vendin e 17-të në botë për nga numri i vdekjeve (699) për një milion banorë. /rtsh.al