RTSH 24 Live

Aktualitet

Maklen Haka flet pas muajsh në arrati - Mohon akuzat për atentatin ndaj Durim Bamit

08/09/2024

Maklen Haka flet pas muajsh në arrati - Mohon akuzat për atentatin ndaj Durim Bamit

Maklen Haka, i forti i Niklës i dalë në përgjimet e SKY ECC si pjesë e organizimeve për ekzekutimin e Durim Bamit u njoh në Gjykatë me masën e arrestit në burg  të vendosur më herët . Haka u arrestua pas disa muajsh në arrati dhe në seancën me dyer të mbyllura në Gjykatën e Posaçme ai ka mohuar akuzat e prokurorëve të SPAK si pjesë e grupit që kreu atentatin ndaj Durim bamit, edhe ky personazh me precedent të theksuar kriminal në Nikël.

Haka mësohet ti ketë thënë gjykatës se ditën kur ka ndodhur atentati në 2020 ka qene në një vend tjetër dhe ka alibi mbi këtë pretendim.

Gjithashtu ai mohon të ketë qenë përdorues i aplikacionit SKY, nga kanë dalë edhe bisedat se si Haka  bënte plane për eliminimin e ish-mikut të tij të dikurshëm për interes të Arben Ndokës.

Sipas bisedave të përftuara nga prokuroria e posaçme 33-vjeçari ka pasur rolin e informatorit për lëvizjet e Durim Bamit.

Haka kryesisht komunikonte me Emiljano Shullazin në mënyrë që të arrihej informacioni për vendndodhjen e Bamit dhe më pas eliminimin e tij.

Haka është i njohur për policinë i dyshuar si i përfshirë  në shumë ngjarje kriminale dhe në disa raste i ka shpëtuar edhe ai atentateve të kryera kundër tij.

Gazetar: Kreshnik Mersinllari

/rtsh.al/