RTSH 24 Live

Aktualitet

Makina del nga rruga dhe bie në kanal në Qafën e Muzinës, 3 të plagosur

28/06/2022

Makina del nga rruga dhe bie në kanal në Qafën e Muzinës, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Qafën e Muzinës në Gjirokastër, fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish.

Një makinë tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë në një kanal. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/rtsh.al/