RTSH 24 Live

Aktualitet

Makina del nga rruga, 2 të plagosur në aksin Lezhë-Shkodër

25/10/2021

Makina del nga rruga, 2 të plagosur në aksin Lezhë-Shkodër

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku raportohet se kanë mbetur të plagosur dy persona. Një makinë në rrethana ende të pa qarta ka dalë nga rruga dhe 2 personat që gjendeshin aty janë plagosur. Ata janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.