RTSH 24 Live

Sociale

Maja e Vajushës, një ndër vendet më të bukura të alpeve shqiptare

10/07/2024

Maja e Vajushës, një ndër vendet më të bukura të alpeve shqiptare

Ajri i pastër dhe freskia e natyrës së egër të bjeshkëve shoqërojnë ecjen e atyre që ndjekin shtegun e shënjuar për në majë.

“Ngjitja është e vështirë dhe është hera e dytë që e kemi bërë, ja vlejti”, tha një turiste.

Të prekësh qiellin, kjo është ndjesia që mund të përshkruhet sapo arrin në lartësinë rreth 2100 m mbi nivelin e detit në Majën e Vajushës.

“Shtegu është më burime ku ke mundësi për të pushuar, ne e kemi bërë shpesh”, tha Mirsad Basha, udhërrëfyes.

Kjo pikë e Alpeve Shqiptare është një nga më të bukurat e saj, ku në vitet e fundit është shtuar interesi për ta parë nga afër atë, si nga të huajt ashtu edhe vendasit.

/RTSH/