RTSH 24 Live

Art

Madonna shpall turneun botëror për të shënuar 40 vjetorin në karrier

17/01/2023

Madonna shpall turneun botëror për të shënuar 40 vjetorin në karrier

Madonna është një nga artistet më të shitura të të gjitha kohërave dhe artistja femër më e shitur në botë. Në vitin 2022, ajo u bë gruaja e parë që renditet në top 10 të Billboard-it të SHBA-së në çdo dekadë që nga vitet 1980.

Turneu The Celebration do të shënojë katër dekada të hiteve më të mëdha të Madonnës, duke filluar me albumin e saj. Lajmin e ka bërë të ditur ylli përmes një njoftimi video me foto nga disa yje të tjerë të njohur.

Njoftimi vjen pas javësh spekulimesh se Mbretëresha e Pop-it kishte planifikuar diçka të madhe për të festuar karrierën e saj që nga publikimi i albumit të saj debutues të vetëtitulluar, i cili e nisi atë në rrugën e artit me hite përfshirë Holiday, Lucky Star dhe Borderline.

Duke shkruar në Instagram Madonna tha: "Ejani bashkohuni në festë!" Turneu The Celebration do të shfaqë hitet më të mëdha të katër dekadave të artistes 64-vjeçare, ylli do të luajë koncerte në të gjithë Kanadanë, SHBA-në, Francë, Spanjë etj.

/rtsh.al/