"Është sublime!" Këto ishin fjalët e para të presidentit francez, Emmanuel Macron, kur zbuloi brendësinë e katedrales Notre-Dame de Paris, të restauruar tërësisht pas zjarrit të 15 prillit 2019.
“Kjo është katedralja siç nuk e kemi parë kurrë më parë!”, tha kryepeshkopi i Parisit, Laruent Ulrich, duke shoqëruar presidentin.
"Katedralja pariziane, rizbulon madhështinë e saj, shkëlqimin e saj”, theksoi presidenti francez Macron.
Ky ishte inspektimi i fundit i Macron në kantierin e Notre-Dame de Paris para festimeve për rihapjen të planifikuar për 7 dhe 8 dhjetor.
/ rtsh.al /